Gvozdenovic: Skënderbeu pa presion në “Final Four”, ja pse falënderova Vllazninë

Futboll

Gvozdenovic: Skënderbeu pa presion në “Final Four”, ja pse falënderova Vllazninë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:56
Ivan Gvozdenovic

Faleminderit Vllazni! Kjo deklaratë e trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, ndoshta është keqinterpretuar në media, kështu që ishte e nevojshme që vetë protagonisti të jepte shpjegimin e tij.

Duke folur në “Elite Show”, trajneri ka sqaruar se kjo frazë ka dalë në shenjë respekti për tifozët shkodranë.

“Kur mbaroi ndeshja, të gjithë tifozët ishin me ne. Thashë faleminderit, sepse kemi shumë respekt për tifozët e Vllaznisë. Ishte e çuditshme se të gjithë tifozët shkodranë ishin me ne, kjo ishte e gjitha, prandaj thashë faleminderit Vllazni”.

Përballë Partizanit në “Final Four”: Ka shumë rivalitet mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ndeshjet edhe këtë sezon ishin të bukura dhe interesante. “Final Four” është tjetër gjë, një ndeshje, Partizani është shumë i fortë, por ne jemi Skënderbeu, jemi shumë të motivuar të shohim si do të dalim të premten.”

Skënderbeu, pa presion: “Kjo është plus, sepse nuk kemi presion si Shkodra, Partizani apo Egnatia. Ne luftojmë për trofeun, jemi këtu, pa presion të madh.”

Barazimi me Laçin, momenti i kthesës: “Ishim afër “play out”-it, pastaj një top që ra na dorë, penallti për ne. Pas golit, nga frika që mund të shkonim në “play out”, kaluam në ambicien për “Final Four”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat