Arsenali pret nder nga rivalët

Futboll

Arsenali pret nder nga rivalët

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:09
Pamje nga një ndeshje

Nëse tifozët e Arsenalit janë të shqetësuar për formën e fundit të Mançester Sitit dhe për faktin se ata kanë nevojë për një favor nga rivalët e tyre lokalë, një gjë për tek e cila ata mund të mbështeten është rekordi i skuadrës së Pep Guardiolës në stadiumin e Totenhemit.

Siti i humbi pesë ndeshjet e para në fushën e “spërsave” pas hapjes së stadiumit të ri në prill 2019, të gjitha pa shënuar asnjë gol. Një humbje 1-0 në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve 2018- 19 u pasua me disfatat në kampionat në secilin prej katër sezoneve të ardhshme.

Megjithatë, ata arritën ta prishin mallkimin me një fitore 1-0 në veri të Londrës në raundin e katërt të Kupës FA këtë sezon, falë golit të vonë të Natan Akes. Gjithsesi, Totenhemi ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi kundër Mançester Sitit pa pësuar gol.

Skuadra e Postekoglusë i dha fund serisë së katër humbjeve radhazi në kampionat, duke mundur Bërnlejn të shtunën.

Ata e kanë parë veten në disavantazh 1-0 në secilën nga pesë ndeshjet e fundit të Premier Ligës. Londinezët kanë rikuperuar 25 pikë pasi e kanë parë veten në disavantazh këtë sezon dhe renditen të dytët për përmbysjet e rezultateve, vetëm pas Liverpulit. Ata kanë 14 ndeshje kampionati në shtëpi që pësojnë gol, që nga fitorja 2-0 kundër Fulhamit më 23 tetor.

Ecuria e tyre më e gjatë duke pësuar është 15 ndeshje, vendosur për herë të fundit nga dhjetori 2002 deri në shtator 2003. Totenhemi ka shënuar 71 gola këtë sezon në kampionat, tre më pak se rekordi i klubit në Premier Ligë, vendosur në 2017-18.

MANÇESTER SITI – Nëse Mançester Siti fiton dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ai do të bëhet klubi i parë që fiton katër tituj radhazi kampion në elitën e futbollit anglez.

Siti është në një seri rekord për klubin prej 33 ndeshjesh i pamposhtur në të gjitha kompeticionet, që nga humbja 1-0 në Premier Ligë me Aston Vilën në dhjetor (27 fitore, 6 barazime).

Një ekip i elitës së futbollit anglez ka pasur vetëm dy seri më të gjata pathyeshmërie në të gjitha kompeticionet: 40 ndeshje nga Notingem Foresti në 1978, dhe 34 nga Mançester Junajtid nga shtatori 1993 deri në mars 1994. Ata kanë arritur shtatë fitore radhazi në Premier Ligë për herë të parë këtë sezon. Skuadra e Guardiolës do të kërkojë të fitojë katër ndeshje radhazi jashtë në Premier Ligë pa pësuar gol vetëm për herë të dytë, pasi e bëri këtë për herë të parë në vitin 1903, kur luante në kategorinë e dytë. Portieri Ederson mund të bëjë paraqitjen e tij të 250-të në Premier Ligë në takimin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat