Lewandowski polemika

Futboll

Lewandowski polemika

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:19
Lewandowski

Barcelona u rikthye te suksesi në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2:0, Real Sociedad.

Katalanasit iu falën golave të Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa Robert Lewandowski mbeti i pakënaqur jo vetëm për arsye se nuk e gjeti rrugën e rrjetës, por edhe për zëvendësimin me Ferran Torres në minutën e 76.

I pyetur rreth këtij episodi pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez theksoi se iu desh të mendonte në të mirë të skuadrës pavarësisht mërzitjes së çastit nga sulmuesi polak.

“Lewandowski u zëvendësua për arsye taktike, por edhe sepse ka luajtur shumë ndeshje.

Kishim nevojë për më shumë freski në fushë. Unë e kuptoj reagimin e Lewandowskit, por ishte një ndeshje me shumë sakrificë dhe ai shpenzoj shumë.

Edhe mua nuk më pëlqente kur më zëvendësonin, por duhej të mendoja për të mirën e skuadrës. Duhej të bënim presion lart, që kërkon një fizik të freskët. Ishte zëvendësim taktik, nuk ka asgjë personale. Unë mendoj vetëm në të mirën e kolektivit”, u shpreh Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat