Tirana shpreson të Evropa

Futboll

Tirana shpreson të Evropa

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:34
Pamje nga një atmosfer[

Do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë. Kukësi sfidon Egnatian për trofeun e parë të këtij sezoni.

Një ndeshje që vlen shumë për të dyja skuadrat, përveç trofeut në lojë janë edhe shifra të konsiderueshme parash.

Por interes të veçantë për sfidën Kukësi-Egnatia ka edhe Tirana.

Nëse rrogozhinasit fitojnë Kupën e Shqipërisë, atëherë bardheblutë do të shkonin në Conference League, ndonëse mbyllën sezonin e rregullt jashtë “Final 4” (Skënderbeu nuk luan dot në Kupat e Evropës dhe përfiton Tirana që renditet e 5-ta).

RTSH Sport mëson se grupimi i organizuar i tifozerisë bardheblu “Tirona Fanatics” do të jetë i pranishëm në stadium në sfidën e sotme, në mbështetje të Egnatias, pasi një sukses i rrogozhinasve do të çonte Tiranën në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat