Guardiola: City kampion prej meje

Futboll

Guardiola: City kampion prej meje

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:36
Pep Guardiola

Gjatë konferencës së djeshme për mediat, Josep Guardiola i dha një përgjigje të prerë gazetarit, i cili e pyeste nëse me Cityn kampion Premier Liga do të kthehej në një kampionat i mërzitshëm.   

“Premier Liga nuk është e mërzitshme. Premier League është e vështirë! Nëse më parë do të ishin investimet gjithçka atëherë Mançester Junajtid duhet që të kishte fituar gjithçka.

Pas tyre duhet të vinte Çelsi ndërsa në vend të tretë për trofe do të ishte Arsenal”, tha Guardiola.

Sot në mbrëmje Manchester City luan një nga dy takimet e fundit të sezonit në Premier Ligë.

Në rast triumfi skuadra e spanjollit do të kishte në duart e saj fatet e sezonit kur do të luajë 90’ e fundit përballë Uets Hemit në “Etihad” ndërsa rivalët e Arsenal presin në “Emirates”, Evertonin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat