Kroos: Ka qenë sezon spektakolar

Futboll

Kroos: Ka qenë sezon spektakolar

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:08
Kroos

Reali i Madridit kthe het të luajë sërish sonte në mbrëmje në La Liga në takimin e javës së 36-atë kundër Alaveshit.

Me titullin të fituar prej ditësh tashmë, skuadrës së Ançelotit duket se i mbetet si detyrë të vendosë sa më shumë rekorde. Por edhe më shumë. Objektivi madhor mbetet Liga e Kampioneve, ku më 1 qershor në Londër,

“Los blancos” do të përballen me Dortmundin. Dhe shqetësimi i vetëm për Madridin është që të mbërrijë në Londër me ekipin e plotë dhe në tonus. Ndaj tri takimet e fundit në La Liga janë të gjitha në funksion të finales së madhe.

Këtë e ka theksuar dhe Toni Kros në një koment të tij pas festës së titullit në Madrid të dielën pasdite. Sipas tij, sezoni që po shkon drejt fundit ka qenë thjesht spektakolar për Realin, nisur dhe nga pengesat e vështirësitë e shumta si pasojë e dëmtime. Por dhe gjermani me sa duket dëshiron që ta mbyllë me një tjetër trofe, atë që në Madrid është një fiksim, Liga e Kampioneve.

“Ndoshta fjala e duhur për të përshkruar sezonin tonë do të ishte spektakolar. E gjithë bota ka parë me sytë e saj se sa shumë vështirësi kemi kaluar në këtë sezon të gjatë. S’ka pasur ndeshje që kemi luajtur të kompletuar. Kemi pasur mungesa të shumta dhe tepër të rëndësishme. Prandaj, të gjitha këto vështirësi e bëjnë edhe më spektakolar sezonin tonë, sepse e kemi fituar si një grup i shkëlqyer. Ndaj duhet ta gëzojmë jo pak këtë titull në La Liga. megjithatë nuk ka përfunduar ende. Përpara kemi dhe një ndeshje të fundit që mund ta bëjë edhe më të mrekullueshëm sezonin tonë. Te Dortmundi do të japin jetën për këtë finale të madhe. Por kjo gjë vlen njëlloj edhe për ne. Na mbeten diçka më pak se 3 javë deri në finalen e madhe dhe e gjithë vëmendja është aty, ta përgatisim sa më mirë të jetë e mundur. Duam të kthehemi të festojmë rrugëve të Madridit”, deklaroi Kros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat