​Nuk mjaftojnë paraqitjet e mira, Hummels mbetet jashtë Euro 2024

Futboll

​Nuk mjaftojnë paraqitjet e mira, Hummels mbetet jashtë Euro 2024

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:25
Robin Koch

“Bild” bën të ditur që mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit, Robin Koch do të grumbullohet me skuadrën e Gjermanisë, gjë që nënkupton se Mats Hummels i Borussia Dortmundit do të mbetet jashtë Kampionatit Evropian Euro 2024.

Koch ishte pjesë e grumbullimit edhe në ndeshjet e muajit mars të Gjermanisë, ku ai iu kthye kombëtares pas tre viteve mungesë, raporton KosovaPress.

Me njoftimin që pritet për Koch, do të thotë që Gjermania do të ketë Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah, Koch dhe sigurisht Antonio Rudiger, dhe nuk ka vend për Hummels.

“Bild” gjithashtu bën të ditur se Hummels nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë këtë verë, pavarësisht se mbrojtësi i Borussia Dortmundit po ka paraqitje dukshëm më të mira se Koch në Bundesliga dhe në Ligën e Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat