Manchester United mbyll marrëveshjen me mbrojtësin

Futboll

Manchester United mbyll marrëveshjen me mbrojtësin

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga një ndeshje

Manchester United ndan zyrtarisht rrugët me Raphael Varane. Francezi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me anglezët dhe do të dalë një lojtar i lirë pas aventurës trevjeçare në Premier League. Ishte vetë klubi i United që me anë të një komunikate për shtyp lajmëroi përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin.

“Mbrojtësi i shumë dekoruar mbërriti në klub nga Real Madrid në gusht të vitit 2021 dhe u prezantua në mënyrë të paharrueshme para tifozëve tanë vendas në “Teatrin e Ëndrrave”. Varane ka sjellë shumë klas dhe përvojë në ekip në 93 paraqitjet e tij deri më tani.

Francezi ndihmoi në fitimin e trofeut tonë të parë të madh në gjashtë vite, duke ngritur Kupën “Carabao” 2023 në stadiumin wembley. 31-vjeçari ka shënuar dy gola për “The Reds”, goli i tij i parë erdhi në fitoren në shtëpi kundër Brentford disa vite më parë. Goli i dytë i Varane i dhuroi skuadrës tre pikë pas një fitoreje 1-0 kundër Ëolves në fillim të këtij sezoni 2023/24.

Megjithatë, është puna e padiskutueshme në qendër të mbrojtjes për të cilën Rapha njihet më shumë, pasi ai ka demonstruar cilësinë e tij të padyshimtë që kur iu bashkua klubit. Deri më sot ai ka koleksionuar 67 paraqitje në Premier League, 58 si titullar.

Qendërmbrojtësi ka munguar që nga humbja 4-3 kundër Chelseat më 4 prill, por aktualisht po punon shumë për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe shpreson të jetë sërish i disponueshëm para fundit të sezonit për ndeshjet kundër Neëcastle United dhe Brighton, përpara finales së Emirates FA Cup kundër Manchester City më 25 maj.

Të gjithë në United falënderojnë Rapha për shërbimin e tij dhe i urojnë atij më të mirën për të ardhmen”, mbyllej njoftimi i United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat