Finalja e Kupës nën “lupën” e statistikave

Futboll

Finalja e Kupës nën “lupën” e statistikave

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:25
Pamje nga ndeshja

Në “Air Albania” ditën e sotme në orën 19:00, Kukësi dhe Egnatia do të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Një duel interesant mes dy skuadrave, me verilindorëtët  që janë të rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa rrogozhinasit vazhdojnë luftën në finalet e “Final – Four” për titullin kampionë.

Futbolli si gjithmonë ka plot supriza dhe te Kukësi duhet të besojnë fort se mund t’ia dalin, teksa në fund të fundit nuk do të fitonin vetëm trofeun e Kupës, por do të siguronin edhe pjesmarrjen në Europë për sezonin e ri.

Në letër të favorizuar janë rrogozhinasit, të cilët kanë zhvilluar në sezon  mjaft pozitiv në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Por jo vetëm kaq, pasi edhe statistikat e përballjeve direkte nxjerrin “fitues” Egnatian.

Në 10 duelet e fundit mes tyre, 6 janë fituar nga skuaadra e Edlir Tetovës. 3 ndeshje kanë përfunduar në favor të Kukësit dhe vetëm 1 sfidë ka përfunduar në barazim. Rezultate këto që “çojnë” Tiranën në Europa, nëse Egnatia e fiton për herë të dytë rresht Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat