Nesër Flamurtari - Apolonia kërkojnë biletën për në Superiore

Futboll

Nesër Flamurtari - Apolonia kërkojnë biletën për në Superiore

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Flamurtari dhe Apolonia kaluan me sukses aktin e parë të sfidës së “Play-Off”.

Ditën e nesërme të dyja ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e finales së “Play-Off” dhe skuadra fituese do të duhet të përballet me Laçin që renditet në “Play-Out” e Superiores.

Si kuqezinjtë ashtu edhe fierakët do të luajnë ‘all-in” për të tentuar deri në fund shanset e tyre për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptarë. Një 90-të minutësh vendimtar për ekipet që do të vendosë edhe skuadrën që do të jetë më afër Superiores.

Përballja mes tyre do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se Flamurtari i mungon Superiores prej 4 vitesh, ndërsa nga krahu tjetër Apolonia nuk luan në Superiore prej 3 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat