Flet trajneri: Gruda është i pabesueshëm

Futboll

Flet trajneri: Gruda është i pabesueshëm

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:35
Brajan Gruda

Brajan Gruda është padyshim ylli i Majncit. Lojtari që është vënë në radarët e Silvinjos për ta veshur kuqezi, po shkëlqen në Bundesligë.

Trajneri i Majncit ka folur me superlative për 19-vjeçarin shqiptar. Bo Henrikseni ka thënë se Gruda mund ta arrijë yjet në të ardhmen, ndërsa shton se asnjëherë nuk zhvillon një paraqitje të keqe.

“E dua këtë djalë. Ai thjesht luan me ndjenjë. Do ta bëjë rrugëtimin e tij, por sigurisht që ka ende shumë për të mësuar.

Nëse ai të kalon topin, është e vështirë të mbrohesh, pavarësisht se kush je.

Që kur kam ardhur, kemi folur shumë se si atij i duhet të punojë fort dhe kohët e fundit ishte lojtari me më tepër metra në fushë.

Ndonjëherë Brajani luan në mënyrë fantastike, ndonjëherë mesatarisht, por kurrë keq. Shoh një të ardhme për të, sepse është një lojtar i pabesueshëm.

A do të largohet nga Majnci? Të tjerët duhet t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Unë me të vërtetë do të doja të vazhdoja ta stërvisja, sepse ai është një djalë që mund të arrijë yjet nëse merr zhvillimin e duhur”, ka deklaruar Bo Henrikseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat