Simeone: Kim është lojtari më i fortë

Futboll

Simeone: Kim është lojtari më i fortë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:19
Giovanni Simeone

Sulmuesi i Napoli-t, Giovanni Simeone ka dhënë së fundmi një prononcim për kanalet zyrtare të klubit italian, ku ka folur për një sërë çështjesh.

Argjentinasi u pyet se cili është lojtari më i fortë me të cilin është përballur apo ka luajtur në krah ndonjëherë dhe ai zgjodhi ish-shokun e skuadrës që tashmë është pjesë e Bayern Munich, Kim Min-jae.

“Nuk e di, ka shumë, por them që më i forti nuk ishte kundërshtar, por shok skuadre, Kim.

Është një futbollist i kompletuar, përtej çdo niveli. Kim është ndryshe nga të gjithë të tjerët”-u shpreh 28-vjeçari.

Ndërsa sa i përket idhullit të tij në futboll, sulmuesi theksoi që është babai i tij, momentalisht trajner i Atletico Madrid, Diego Simeone.

“Ka qenë gjithmonë babai im, është edhe tani. Do të doja të isha pak si ai, për mënyrën e të qenurit, për mënyrën se si i ndjek gjërat, për mënyrën se si e përballon jetën. Ai është një person shumë i veçantë”-deklaroi Giovanni Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat