Manchester City në presion

Futboll

Manchester City në presion

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Sonte Manchester Cityn e pret ndeshja vendimtare deri më tani e këtij sezoni.

City shkon në Londër për tu takuar me Tottenhamin dhe me një fitore do të ishte një hap afër titullit kampion.

Momentalisht, të besuarit e Pep Guardiolas janë të dytit me 85 pikë, një më pak se Arsenali, por City ka një takim më pak të luajtur.

Lajme të mira për Guardiolan rikthimi në ekip i Jack Grealish dhe i Nathan Ake.

Grealish mungoi vikendin e kaluar në fitoren e lartë ndaj Fulhamit për shkak të një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërsa Natan Ake, i cili pësoi një dëmtim në këmbë në të njëjtën ndeshje, mund të rikthehet në dispozicion të skuadrës, deklaroi në konferencën për shtyp trajneri.

Në krahun tjetër, për Tottenhamin, Yves Bissouma pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Burnleyt në fundjavën e kaluar dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Richarlison është përjashtuar gjithashtu nga dy ndeshjet e mbetura të sezonit për skuadrën nga Londra për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Përballja mes Tottenhamit e Manchester Cityt që luhet sonte, nis nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat