Me Daniele De Rossin në stol, trajneri dhe stafi drejtues po planifikojnë ekipin për sezonin e ri, për të ardhmen. Në kryeqytet pritet të ketë një revolucion jo të vogël pasi sipas mediave italiane janë 8 lojtarë që pritet të largohen në fund të këtij sezoni. De Rossi ka përpiluar “listën e zezë”, lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij, ose të klubit.
Nga portieri Rui Patricio për të vijuar me Lukaku, Smalling, Llorente, Kristensen, Spinazzola, Renato Sanchez, Azmoun e deri te Huijsen, të gjithë janë në dalje. Nga largimi i tyre i mundshëm, Roma pritet të kursejë afro 24 milionë euro vetëm paga.
Një diskutim më vetë është e ardhmja e Paulo Dybala-s. Sipas Corriere dello Sport, Dybala po reflekton në lidhje me të ardhmen, pa Champions me shumë mundësi argjentinasi do të largohet. Dybala ka një klauzolë largimi prej 12 milionë euro, shifër që mund ta paguajnë me lehtësi çdo klub.
Fillimisht, Dybala kërkon garanci nga Roma dhe një pagë të re, e përmirësuar ndjeshëm, në të kundërt mund të largohet.