Capello thumbon trajnerin: Ka fituar vetëm një Kupë në Ukrainë

Futboll

Capello thumbon trajnerin: Ka fituar vetëm një Kupë në Ukrainë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:42
Fabio Capello

Fabio Capello është padyshim një nga trajnerët më të mirë që ka pasur ndonjëherë futbolli, por prej disa kohësh nuk ka dalë në skenë, gjë që është e kuptueshme sepse tashmë është 77 vjeç.

Së fundmi Capello shfaqet në publik vetëm për shkak të deklaratave të tij, pasi duket qartë se opinioni i një eksperti si ai për shumë gjëra nga bota e futbollit është ende me interes të madh për publikun.

Capello më së shpeshti është i ftuar në emisionet e futbollit në televizionet italiane dhe teksa ishte i ftuar në Sky Sport së fundmi, u gjend në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës që dha. De Zerbi shihet si një nga kandidatët për të marrë Milanin, ndërsa më herët emri i tij është lidhur me kalimin te Liverpool dhe Bayern Munchen.

“Për mua De Zerbi është trajner i klasit të tretë. Nuk bën pjesë në grupin elitar të trajnerëve, por as të klasit të dytë.

Ai është grupi i tretë për mua. Flitet shumë për të vetëm sepse Guardiola e ‘sponsorizon’ atë, por këtë sezon ai ka treguar se çfarë mund të bëjë.

Tani ai është në vendin e dhjetë ose të njëmbëdhjetë me Brighton në tabelë. Çfarë fitoi ai në karrierën e tij? Le të shohim CV-në e tij, ai fitoi vetëm trofeun e kupës në Ukrainë ndërsa drejtonte Shakhtarin dhe kaq”, tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat