Pasi Mbappe tha publikisht se do të largohet nga PSG në fund të sezonit, gjithnjë e më shumë po flasin se kur do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.
Gazetarët vendosën të pyesin trajnerin e PSG-së, Luis Enrique për të ardhmen e Kylian Mbappe.
Ata morën një përgjigje shumë të çuditshme prej tij.
“Po bie shi sot, por është një ditë e bukur. Ka një erë tjetër në ajër.
Më pëlqejnë ditët me shi, sepse më kujtojnë Gijon-in tim. Mendoj se iu përgjigja në mënyrë perfekte pyetjes suaj”, tha Enrique.