Guardiola: Asnjëri prej tyre nuk e ka bërë

Futboll

Guardiola: Asnjëri prej tyre nuk e ka bërë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:56
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, iu është kundërpërgjigjur kritikave për shpenzimet e tyre.

Guardiola këmbëngul se shpenzimet e Cityt në merkato janë në një nivel me disa nga rivalët e tyre në Premier League.

Katalanasi tha: “Nuk është e mërzitshme. Është e vështirë.

“Më parë ishin paratë. Për këtë arsye, Manchester United duhet t’i kishte fituar të gjithë titujt, Chelsea – të gjithë titujt, Arsenali – të gjithë titujt. Ata shpenzojnë po aq para në pesë vitet e fundit sa ne. Ata duhet të jenë aty. Ata nuk janë aty”.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se lojtarët e dinë historinë që janë në prag të arritjes historike.

City do të përballet sonte me Tottenham-in, teksa është në ndekje të titullit të katër radhazi në Premier League, gjë që nuk është arritur nga asnjë klub tjetër në historinë e kampionatit anglez.

“Liverpool në vitet 1980, United me Sir Alex Ferguson në vitet ’90, Chelsea me Roman Abramovich dhe Jose Mourinho – madje edhe Arsenali me Arsene Wenger – ata nuk e kanë arritur këtë”.

“Ata nuk e kanë bërë këtë pasi është kaq e vështirë… është kaq e thjeshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat