Conte - një nga trajnerët më të përfolur

Futboll

Conte - një nga trajnerët më të përfolur

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:00
Antonio Conte

Antonio Conte është një nga trajnerët më të përfolur, sepse nuk drejton ndonjë ekip. Emri i tij është lidhur me disa stola, teksa trajningu i mungon prej disa muajsh.

Përveç përpjekjeve të presidentit të Napolit, i cili bëri gjithçka për të nënshkruar me të në janar, javët e fundit trajneri salentin është kontaktuar si nga Milani, ashtu edhe nga Juventusi.

Thashetheme të natyrshme në prag të merkatos së verës, por për momentin ekziston vetëm një e vërtetë absolute: dëshira e tij për t’u rikthyer në stol, pas eksperiencës së fundit te Tottenham dhe vitit larg fushave të blerta. Cristian Stellini ka folur për Conten. Zëvendësi i ish-trajnerit të kombëtares italiane, duke folur për “Telelombardia”, nuk u përmbajt:

“Dëshira e Antonios për t’u rikthyer në stol është e madhe. Ai u përditësua dhe bëri një punë të shkëlqyer gjatë dimrit për t’u përmirësuar dhe përgatitur për aventurën e radhës.

Rikthimi i tij do të jetë me risi taktike. Conte ka punuar shumë për këtë, do të sjellë më shumë modernitet dhe paparashikueshmëri në lojën e tij”.

Lidhur me zërat që e lidhin me Milanin në javët e fundit, Stellini deklaroi: “Asnjë pengesë ndaj asnjë projekti, Milani apo Napoli qoftë. Si nuk mund të lidhet një ekip i madh me një trajner të madh? Milani është një ekip i forte.

A mund ta reduktojë hendekun ekzistues nga Interi? Historia e Contes tregon se i merr skuadrat në vështirësi dhe me punën e tij e ngushton hendekun me çdo pretendent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat