Mourinho takohet me gjigantë e Europës

Futboll

Mourinho takohet me gjigantë e Europës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:13
Mourinho

Aziz Yildirim thotë se i ka ofruar stolin e Fenerbahce-s për Jose Mourinho.

Yildirim është në garë për zgjedhjet presidenciale të Fenerit dhe thotë se nëse ai fiton, atëherë do të punësohet ish-trajneri i Real Madridit, Romas dhe Chelseat.

Ai tha për “Fanatik”:

“Fenerbahçe duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të ketë sukses në Europë, të paktën të luajë një finale.

“Le të punojmë për këtë, javën e kaluar takova Mourinhon për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahce ka nevojë për të ashtu siç atij i duhet Fenerbahçes.

“Ai e mirëpriti propozimin, negociatat janë duke u zhvilluar dhe nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do ta emëroj Mourinhon si trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar.

“Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyaspor dhe ishte gjithashtu i lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat