Kavadari në këmbë, një armatë prej 5 mijë tifozësh ndaj skuadrës shqiptare

Futboll

Kavadari në këmbë, një armatë prej 5 mijë tifozësh ndaj skuadrës shqiptare

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:57
Tikveshi

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, synon të futet në histori të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Voska synon trofeun e Kupës, e cila do të ndeshet me skuadrën maqedonase Tikveshi nga Kavadari.

“Finalja e Kupës së Maqedonisë do të luhet të mërkurën më 22 maj. 

Sot me short u vendos që Tikveshi të jetë mikpritës dhe Voska mysafire, përfaqësuesve të dy klubeve u tha gjithashtu se si Tikveshi ashtu edhe Voska do të stërviten nga një orë në Arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup, ku do të zhvillohet finalja e madhe, në orën 19:00”, njofton mediumi maqedonas “Tikveshi”. 

Nga Kavadari paralajmërohet një armatë prej 5 mijë tifozësh që do të udhëtojnë drejt Shkupit për të përkrahur Tikveshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat