Haaland shënuesi i dyfishtë, Manchester City 90 minuta larg titullit të kampionit  

Futboll

Haaland shënuesi i dyfishtë, Manchester City 90 minuta larg titullit të kampionit  

Nga: K.G. Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:55
Haaland feston me shokë

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Tottenhamit, në takimin që është zhvilluar në Londër.

Haaland - shënuesi i dyfishtë, Manchester City 90 minuta larg titullit të kampionit. 

Kjo ishte ndeshja e mbetur e javës së 34-të të Premier League. 

Tottenham ka pësuar humbje të rëndë dhe mbetet jashtë zonës së Champions Leagaue.

Në minutën e 51-të, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka realizuar për 0:1 duke iu falënderuar asistimit të belgut Kevin de Bruyne.

Portieri Ortega i cili e zëvendësoi në minutën e 64-të Edersonin, ka shpëtuar gol të sigurt në minutën e 87-të. 

Son i vetmuar e kur pritej goli i barazimit, Ortega brilant duke reaguar më këmbë dhe shpëtoi ekipin e tij.

Haaland në minutën e 90+1, i pagabueshëm nga penalltia, për rezultatin 0:2.

Manchester City kryeson me 88 pikë e ka dy më shumë se Arsenali në pozitën e dytë dhe Tottenham renditet në vend të pestë me 63 sosh.

Manchester City e pret sfidën e fundit me West Ham dhe të kremtojë titullin e kampionit, të katërtin rresht apo të 10-tin në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat