Ten Hag: Bruno Fernandes prej vitesh ka qenë shumë i rëndësishëm

Futboll

Ten Hag: Bruno Fernandes prej vitesh ka qenë shumë i rëndësishëm

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:59
Manchester Utd

Në prag të ndeshjes ndaj Newcastle, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag deklaroi se Bruno Fernandes është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Në prononcimin për mediet, holandezi theksoi se prej vitesh portugezi ka qenë shumë i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

“Gjatë gjithë viteve që ai ka qenë këtu, ai ka qenë një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për Manchester United dhe ka krijuar më shumë shanse në të gjithë Premier League-n.

Shumë asistime, shumë gola, është e qartë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”-deklaroi Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat