Shumë shqiptarë në fushë në Kampionatin e Zvicrës! Ajeti shënon, Baseli fiton

Futboll

Shumë shqiptarë në fushë në Kampionatin e Zvicrës! Ajeti shënon, Baseli fiton

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:20
Albian Ajeti

Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lausanne Ouchy, në takimin e javës së 36-të të Kampionatit të Zvicrës.

Albian Ajeti shënoi në minutën e 63-të e  Drager në atë të 90+6.

Leon Avdullahu, Taulant Xhaka u paraqitën titullarë për Baselin dhe kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Liridon Mulaj luajtën nga minuta e parë për Lausannen.

Futbollisti Benjamin Kololli u aktivizua në minutën e 46-të, Albian Ajeti në të 58-tën, Dion Kacurri në të 74-tën te Baseli.
Xhaka në minutën e 58-të e Avdullahu 74-tën u zëvendësuan.

Alban Ajdini futet në lojë në minutën e 64-të për Lausannen e Mulaj u zëvendësua në atë të 64-ën.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Baseli zë vendin e tetë me 45 pikë e Lausanne Ouchy në të 12-tin me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat