Ndëshkoi 2 futbollistë dhe trajnerin për t’i siguruar titullin skuadrës së tij të zemrës, gjyqtari përjashtohet përjetësisht

Futboll

Ndëshkoi 2 futbollistë dhe trajnerin për t’i siguruar titullin skuadrës së tij të zemrës, gjyqtari përjashtohet përjetësisht

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:45
St. George

Gjyqtari 61-vjeçar i futbollit Jan Smit nuk do të lejohet më kurrë të gjykojë ndeshjet e organizuara nga Federata Holandeze e Futbollit. 

Arsyeja?

Shkak është bërë një ndeshje e Ligës së Katër, ku skuadra e St. George, një klub nga qyteti i Spierdijk, barazoi me De Valken dhe siguroi titullin kampion. 

Gjyqtari Smit ishte qartazi në anën e St. George. Ai u dha tre kartonë të kuq kundërshtarëve, përjashtoi dy lojtarë dhe trajnerin. 

Ai e zgjati ndeshjen me 15 minuta, pas kohës së rregullt, derisa klubi i tij shënoi për të barazuar dhe siguruar titullin.

Gjyqtari festoi me ta pas ndeshjes. 

“Këndova vetëm një këngë dhe ngrita trofeun. Kaq. Më vjen keq për këtë vendim të federatës”, deklaroi për mediat holandeze gjyqtari, i cili është edhe këngëtar. 

Natyrisht, De Valken u ankua në federatë, pasi u dëmtua rëndë në atë ndeshje.

Në vitin 2021, Smit u përball gjithashtu me një penallti të rëndë, por më pas federata vendosi t’i jepte një shans të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat