Kritikat ndaj Simone?

Futboll

Kritikat ndaj Simone?

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:38
Inzaghi

Giancarlo Inzaghi, babai i Simone, ishte gjithashtu në Piacenza për ceremoninë e akordimit të një çmimi djalit të tij.

“Ne e dimë se si ishin Pippo dhe Simone si futbollistë, e dimë se çfarë po bëjnë ata si trajnerë, por kënaqësia më e madhe si baba është të kesh dy djem të respektuar, dy djem të arsimuar, dy djem që mund të jenë shembull për të rinjtë.

Kjo është ajo që më bën krenar më shumë se të gjitha”, – tha ai për “Tuttosport”.

Pas titullit të fituar me Interin, tha se Simone i kujton Ancelottin: “Unë e njoh shumë mirë Carlon, sepse e kisha mysafir në shtëpinë time. Madje shkuam për të ngrënë së bashku, sepse ai nuk e përçmon pisarein dhe fasonin tonë. Ancelotti është një person i jashtëzakonshëm, bëri historinë e futbollit. Pippo dhe Simone u frymëzuan prej tij”.

Një përgjigje edhe për pyetjen “me spec”: Kur dëgjoni kritika, zemëroheni më shumë ju apo Simone? “Unë më shumë. Ai më thotë: Injoroi ato kritika baba, le të thonë çfarë të duan. Kur të vijë koha do t’ju përgjigjem me fakte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat