Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munih në fund të këtij sezoni, të paktën kështu kanë deklaruar palët, por në Gjermani mediat sjellin një version të bujshëm.
Sipas Sport DE, disa nga senatorët e ekipit i kanë kërkuar drejtuesve të klubit të mos largojnë Tuchel.
Mes emrave janë ikona si Manuel Neuer dhe Thomas Muller, dy lojtarë me shumë peshë brenda ekipit.
Pro janë edhe lojtarë të tjerë si Harry Kane, Sane, Dier dhe Jamal Musiela.
Madje edhe drejtori Max Eberl po punon mbi këtë pistë, por këtë herë diskutimi është ndryshe, topi i kalon teknikun gjerman. Tuchel mund edhe të qëndrojë, por këtë herë sipas kushteve të tij. Pengesa e vetme vjen nga lart pasi kundër tij është Uli Hoeness, me palët që janë përplasur publikisht.