Kukësi u mposht në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Egnatia. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 0-1 të rrogozhinasve.
Teksa në Rrogozhinë ka nisur festa e këtij trofeu, në Kukës nuk e kapërdijnë dot lehtë këtë humbje, që mund t’ju shpëtonte disi sezonin.
Nga ana e verilindorëve ka shumë pakënaqësi për arbitrimin, madje vënë në pikëpyetje faktin që përse nuk u përdor VAR-i në disa raste të dyshimta.
Është vetë ndihmës-trajneri i ekipit të Kukësit, Oltijon Kërrnaja i cili ka publikuar një moment kur topi preket me dorë nga mbrojtësi i Egnatias, Dulysse, në brendësi të zonës rrogozhinase.
“Çaste që ndikojnë në një finale! Pse jo? VAR? (E njëjta situatë e përsëritur)”, shkruan Oltijon Kërnaja në profilin e tij në Facebook, duke shprehur haptazi pakënaqësitë për arbitrimin.