Arijan Ademi e Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit dhe Lindon Selahi e Veldin Hoxha me Rijekën, do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kroacisë.
Dinamo pas triumfit në kampionat, synon kurorën tjetër.
“Në vend të një ndeshje luhen dy në stadiumet vendase të skuadrave pjesëmarrëse në finale.
E para është sonte nga ora 19:00 në Maksimir, ndërsa e dyta luhet në Rujevicë më 22 maj.
Fundjavën e kaluar Dinamo e mposhti Osijekun (1:0) dhe kështu mbrojti me sukses titullin e kampionit në Kroaci.
Pavarësisht sezonit të mundimshëm plot ulje-ngritje, në të cilin ata arritën në krye të renditjes vetëm në javën e 32-të”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “Veçernj list’.