Gjimshiti kërkon trofeun e parë me Atalantën

Futboll

Gjimshiti kërkon trofeun e parë me Atalantën

Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:43
Gjimshiti

 Ndërsa Juventusi do i duhet të bëjë në këtë finale të Kupës së Italisë pa ndihmën e mesfushorit Manuel Lokateli, ndërsa ka rikuperuar Danilon në mbrojtje dhe Jildizin për mesfushën, për Atalantën do të mungojë bomberi Xhanluka Skamaka, pas kartonit në gjysmëfinale përballë Fiorentinës:

“Për mua është një mëkat i madh që do të mungoj në një ndeshje kaq të rëndësishme për sezonin tonë, por do të jem ultrasi i parë i skuadrës nga tribuna.

Më vjen keq pasi isha në një moment shumë të mirë dhe mund të kisha ndihmuar Atalantën ndaj Juventusit, ndonëse jam i bindur se shokët e mi do të bëjnë gjithashtu një ndeshje të madhe dhe do ta fitojnë edhe për mua”.

Ndërkohë, për sfidën e sotme ndaj Juves pritet që Berat Gjimshiti të mbajë shiritin e kapitenit, me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë që do të përjetojë finalen e pestë në karrierën e tij me bergamaskët, por ndërkohë 31-vjeçari nuk ka fituar ende asnjë.

Për këtë arsye, sot Gjimshiti do të jetë më i karikuar se kurrë për të ngritur trofeun e parë me Atalantën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat