“Krahu i djathtë” i Klopp zyrtarizohet si trajneri i ri i Salzburgut

Futboll

“Krahu i djathtë” i Klopp zyrtarizohet si trajneri i ri i Salzburgut

Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:57
Pamje nga prezantimi

Ka jetë përtej Jurgen Klopp dhe Liverpul. Pepijn Lijnders, zëvendësi historik i trajnerit gjerman, është trajneri i ri i Salzburgut.

Holandezi do të largohet nga Anfield së bashku me Klopp, i cili ka vendosur të marrë një pushim: "Unë gjithmonë kam thënë se do të ndalem me Jürgen.

Unë nuk do të jem asistent i asnjë trajneri tjetër.

Ka ardhur koha për t'u larguar dhe për t'u bërë trajner", tha Lijnders në shkurt.

Lijnders e filloi karrierën e tij në 2003 si trajner i të rinjve në PSV Eindhoven, përpara se të transferohej në U-16 të Liverpool-it në 2014.

Një vit më vonë ai fillimisht punoi si ndihmës trajner me Brendan Rodgers, më pas u transferua në NEC Nijmegen, përpara se të merrte thirrjen nga Klopp dhe të kthehej te Liverpool në fillim të sezonit 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat