Trajneri gjerman Jurgen Klopp njoftoi në fillim të vitit se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit dhe do të pushojë për pak kohë nga puna e trajnerit.
Dje, Klopp shkoi në një Anfield të zbrazët për të “thithur energjinë” e atij stadiumi në paqe dhe fotoja dhe videoja përloti shumë tifozë.
Pas ndeshjes ndaj Aston Villas, skuadra ka pasur një ditë pushimi dhe Klopp e ka shfrytëzuar për të shkuar në stadiumin e Liverpool-it. Ai nuk njoftoi askënd dhe punëtorët e stadiumit janë përlotur kur kanë parë skenën.
Fillimisht Klop qëndroi në qendër të fushës dhe për disa minuta shikoi tribunat e Anfield, duke rikthyer kujtimet e bukura.
Më pas gjermani shkoi në tribunën ku qëndrojnë tifozët më të zjarrtëtë Liverpool dhe vëzhgëoi për disa minuta fushën.