Në Hajvali, Kombëtarja e Kosovës u18, po zhvillon një grumbullim dyditor, i cili do i shërbej trajnerit Sermaxhaj për të parë nga afër kualitetet e skuadrës së tij.
Për të punuar sa më mirë në mënyrë taktike me skuadrën, trajneri kosovar flet për ambiciet e mëdha që i karakterizon këta lojtar, duke shpresuar se në të ardhmen do jenë pjesë e Kombëtares A.
“Këto grumbullime janë shumë të mira.
Qëllimi kryesor është që ne t’i shohëm nga afër, ka më shumë se dy muaj që ne me stafin e trajnerëve po i përcjellim në ekipet e tyre, më pas kemi përzgjedhur më të mirët në pozitat e tyre” shtoi Sami Sermaxhaj, trajner i u18..