Bajraktari: Pak emocione por është një ndjenjë shumë e mirë

Futboll

Bajraktari: Pak emocione por është një ndjenjë shumë e mirë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 16:39
Omer Bajraktari

Në Hajvali, Kombëtarja e Kosovës u18, po zhvillon një grumbullim dyditor, i cili do i shërbej trajnerit Sermaxhaj për të parë nga afër kualitetet e skuadrës së tij.

Një nga lojtarët e grumbulluar për këtë kamp dyditor, është dhe futbollisti i Llapit, Omer Bajraktari i cili cilësohet si një nga talentët më të mirë në futbollin vendor.

“Pak emocione por është një ndjenjë shumë e mirë.

Duhet me vazhdu përpara, trajneri dhe stafi janë fantastik të gjithë me neve, ne duhet t’i përgjigjemi urdhrave të tyre”  shtoi Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat