Bardhezinjtë janë rekordmenë

Futboll

Bardhezinjtë janë rekordmenë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Atalanta - Juventus do të jetë edhe nata e trofeut të Kupës së Italisë, me dy finalistet që vijnë në dy momente totalisht të ndryshme.

Për bardhezinjtë një sukses sot në Romë do të ishte një çlirim, pas krizës në kampionat, ndonëse edhe pas 5 barazimeve radhazi ishte fitorja e bergamaskëve ndaj Romës së De Rosit të dielën që i dërgoi zyrtarisht në Champions. Nga ana tjetër, Atalanta është në formë fantastike dhe dueli me Juven do të jetë testi më i mirë përpara finales së Ligës së Europës, më 22 maj në Dublin, ndaj Leverkusenit.

Atalanta dhe Juventus përballen në një finale vetëm për herë të dytë në të gjitha turnetë, pas asaj, sërish në Kupën e Italisë, të fituar 2-1 nga bardhezinjtë më 19 maj 2021 në stadiumin “MAPEI”, me golat e Kulusevskit e Kiezës dhe një gol nga Malinovskit për bluzinjtë.

– Kjo do të jetë finalja e gjashtë e Kupës së Italisë në historinë e Atalantës. Pasi fitoi trofeun në finalen e saj të parë në sezonin 1962-63 kundër Torinos (3-1 me Paolo Tabanellin si trajner), ekipi nga Bergamo humbi të katërta finalet pasuese të kupës kombëtare (1986-87, 1995-96, 2018- 19 dhe 2020-21).

– Trofeu i fundit i fituar nga Atalanta ishte në Serinë B 2010-11 me Stefano Kolantuono si trajner (vendi i parë në atë kampionat).

– Duke arritur edhe në finalen e Ligës së Europës, e cila do të luhet më 22 maj kundër Leverkusenit në Dublin, Atalanta do të luajë dy finale të dy kompeticioneve të ndryshme zyrtare në një sezon të vetëm për herë të parë në historinë e saj.

– Juventusi është edhe skuadra që ka luajtur më shumë finale (21 para të sotmes) në historinë e Kupës së Italisë dhe ajo që ka fituar më shumë herë turneun (14). Më në detaje, “Zonja e Vjetër” e ka ngritur trofeun në 5 nga shtatë finalet e fundit që ka luajtur në Kupën e Italisë.

– Masimiliano Alegri mund të bëhet trajneri i parë në histori që fiton Kupën e Italisë pesë herë deri më tani Sven-Goran Erikson dhe Roberto Mançini e kanë fituar gjithashtu nga katër herë.

– Xhanpiero Gasperini mund të bëhet trajneri “më i moshuar” që ka fituar Kupën e Italisë: 66 vjeç e 109 ditë në ditën e sotme.

– Juventusi ka shënuar 13 gola në Kupën e Italisë këtë sezon, edicioni i fundit në të cilin bardhezinjtë shënuan më shumë në turne daton në 2001-02 (17).

– Vetëm dy lojtarë kanë shënuar për Atalantën në finalen e Kupës së Italisë: Angelo Domengini (tripletë kundër Torinos më 2 qershor 1963) dhe Ruslan Malinovski (1 gol kundër Juventusit më 19 maj 2021).

– Dushan Vlahoviç dhe Federiko Kieza kanë shënuar tashmë në finalen e Kupës së Italisë për Juventusin (serbi kundër Interit më 11 maj 2022, italiani kundër Atalantës më 19 maj 2021). Vetëm dy lojtarë të Juventusit e kanë gjetur golin në dy edicione të ndryshme të finales së turneut: Xhon Çarls (1958-59 dhe 1959-60) dhe Savino Belini (1937-38 dhe 1941-42).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat