Tirana fillon përgatitjet për sezonin e ri

Futboll

Tirana fillon përgatitjet për sezonin e ri

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:30
Erbim Fagu

Tirana duhet të ribëhet nga e para. Bardheblutë në sezonin e ri pritet që të afrojnë dhe largojnë disa lojtarë në ekip. Kjo, duke filluar nga porta e deri në sulm.

Konfirmimi i parë pritet të jetë trajneri.

Nuk dihet nëse Erbim Fagu do të qëndrojë apo jo.

Nga ana tjetër, do të shihet se cilët lojtarë do të jenë pjesë e bardhebluve.

Në këtë moment që flasim janë tetë futbollistë pa kontratë. Në ditët në vazhdim do të shihet se cili qëndron.

Skuadra shpreson që të jetë në Europë.

Sezonin e fundit pa Europë e kanë në kampionatin 2020-2021, çdo sezon tjetër ka qenë në Champions apo Konferencë Ligë. Për momentin gjërat janë në “status quo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat