Prekazi beson se do ta rikthejnë Trepçën në majat e futbollit

Futboll

Prekazi beson se do ta rikthejnë Trepçën në majat e futbollit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:47
Rafet Prekazi - majtas

KF Trepça ka nisur me mobilizimin e skuadrës për edicionin e ri dhe po synojnë rikthimin në Superligë pas disa viteve mungesë.

E para pak çastesh, ata njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Rafet Prekazin, i cili do të marrë pozitën e drejtorit sportiv.

Ai u shpreh i lumtur dhe beson se do ta rikthejnë Trepçën në majat e futbollit.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në folenë time besoj se kemi të bëjmë me nje projekt shumë serioz ku në momentin e parë që më është prezentuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën t’i bashkangjitem klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshem te skuadrës se KF Trepçës në majat e futbollit kosovar, ku prioritet eshte rikthimi ne Superligën e Kosovës”, tha Prekazi për faqen e klubit mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat