Spanja, finaliste e Europianit U-17

Futboll

Spanja, finaliste e Europianit U-17

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Fitore tenistike e iberikeve në gjysmëfinale ndaj Francës, 6:1.

Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra, ndërsa me një rezultat tenistik, 6-1, ka shkatërruar Francën. Jo vetëm kaq, por duket se vajzat iberike janë hakmarrë edhe për atë finale të humbur një vit më parë në Talin të Estonisë, të cilën Franca e fitoi 3-2.

Franca e ka nisur mirë, por në zbritjen e parë Spanja ndëshkon me kapitenen Segura. E kjo ndodh në të 3’.

Pas tre minutash një tjetër kombinim dhe top pas shpinës të cilën Gomez e dërgon në rrjetë. Spanja nuk përmbahet, teksa në qendër të aksioneve është Serraxhordi, kurse mbrojtja franceze është inekzistente.

Në të 15’ është radha e Arufe për të shënuar golin e tretë për Spanjën.

Çdo tre minuta një gol dhe kështu ndodh e në të 18’ shifrat e rezultatet janë 4-0 pas golit të Cerratos. Francës i vjen mundësia për të ngushtuar rezultatin, por në të 27’ kapitenia Gei e çon dëm njëmbëdhjetëmetërshin, që e pret Laia Lopez. E në aksionin pasardhës Arufe thellon në 5-0. Tanimë është radha e Cerratos për të gjetur dygolëshin e saj e 6-0 në të 31’.

Në pjesën e dytë vlen sa për statistikë goli i Abdurahim, ndërsa në vërshëllimën e fundit të turkes Triak, 6-1 për Spanjën, që shkon më shumë se sa e gëzuar në finale e Kampionatit Europian e moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat