Daniele Orsato nuk do të jetë më pjesë aktive e botës së futbollit.
Sot në Gjemrani ishte dita e prezantimit të arbitrave, të cilët do të gjykojnë në “Euro 2024” dhe në fjalën e tij italiani përfitoi nga rasti për të lajmëruar lamtumirën.
Çfarë objektivi keni për Euro 2024?
Nuk eci më këtë folozofi. Unë së bashku me ekipin tim mendojmë vetëm për ndeshjen e fundit. Sapo përfundojmë ndeshjen nuk e dimë nëse do të kemi mundësi që të arbitrojmë tjetër në atë kompeticion. Ecim hap pas hapi.
Së bashku me ty është edhe Marko Guida. Çfarë këshille u jep?
Markon e kam përgëzuar sepse vjen nga një periudhë e vështirë. Pësoi një dëmtim të rëndë dhe vetëm tani ka mundur që të rikthehet në fushë. Është një djalë serioz dhe mendoj se ky Europian do të jetë vetëm fillimi i një karriere të gjatë në UEFA.
Arbitrat italianë thonë se shpesh jashtë harrojnë zënkat e Serisë A. Vlen dhe për ju kjo gjë?
Nuk mund të them se jashtë Italisë relaksohemi, por mendoj me lojtarët e huaj nuk njihemi kështu harxhojmë më pak kohë. Në Itali njihem me shumë me lojtarët dhe bashkëbisedimet janë më të gjatë dhe protestat janë disi më të zgjarrta. Por kur marrim vendime të gabuara na vjen keq si jashtë dhe brenda Italisë.
Çfarë do të bëni në të ardhmen?
Do të shkëputem nga bota e futbollit pasi do t’i dedikohem familjes.
Po sikur të shkojë Italia në finale?
Nuk do të ndihesha keq në këtë rast edhe pse do të isha pasi jam tifoz me Italinë.