“Na duhej një ndeshje si kjo, me shumë goditje të afërta dhe të shpejta... Ndihesha krenar për reflekset e mia”..
Thibaut Courtois-it i mjaftuan tri ndeshje që të bien dakord të gjithë. Pasi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe më pas një problem menisku, portieri belg dha një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Real Madrid kundër Alaves dhe tani paraqet probleme për Carlo Ancelottin përpara finales së Champions League kundër Borussia Dortmund.
A do të jetë në gjendje ish-portieri i Chelsea të mundë konkurrencën e Andriy Lunin, një prej protagonistëve të udhëtimit të Los Blancos në kompeticionin më të lartë evropian?
Courtois duket se është në formë vërtet të shkëlqyer: ai bëri 10 pritje nga 18 goditjet e kundërshtarëve të djeshëm. “Ndihem shumë mirë”, tha ai pas ndeshjes.
"E dija që do të kthehesha i fortë, jam i njëjti Courtois... ose edhe më mirë. Na duhej një ndeshje si kjo, me shumë goditje të afërta dhe të shpejta... Ndihesha krenar për reflekset e mia”.
Andriy Lunin, i cili ishte vendimtar me penalltitë kundër Manchester Cityt në çerekfinale, mund të ulet në stolin e Wembley për t'i lënë vend titullarit. Një zhgënjim që mund të kompensohet me zgjatjen e propozuar të kontratës deri në qershor 2029.