Aldo Teqja, hero i Flamurtarit, kuqezinjtë përballë Laçit për Superioren

Futboll

Aldo Teqja, hero i Flamurtarit, kuqezinjtë përballë Laçit për Superioren

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:32
Flamurtari

Aldo Teqja, hero i Flamurtarit, kuqezinjtë përballë Laçit për Superioren!

Aldo Teqja i siguron Flamurtarit të drejtën për t’u përballur me Laçin në play out-in e Superiores. Ish-portieri i Skënderbeut dhe Partizanit rezultoi vendimtar në goditjet e penalltive, teksa koha e rregullt dhe shtesa përfundoi me rrjeta të paprekura.

Pikërisht në “ruletën” e penalltive dolën në pah cilësitë e portierit 29-vjeçar, që priti dy penallti (madje tri, por e treta u përsërit pasi Teqja nuk kishte asnjërën këmbë mbi vijë).

Flamurtari triumfoi në fund me rezultatin 4-3 dhe do të përballet me Laçin për qëndrimin në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat