Flamurtari shkon shumë pranë ngjitjes në “Abissnet Superiore”. Skuadra vlonjate ia doli që të triumfonte në finalen e “Play Off” përballë Apolonisë me rezultatin 3-4 pas penalltive.
Duke theksuar se vlonjatët ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 77-të. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi.
“Pavarësisht se ne luajmë në Laç dhe ata janë të favorizuar, por ne do të luajmë lojën tonë. Ne do të jemi me këmbë në tokë dhe e kemi mendjen te dita e diel. Ne si skuadër jemi të kufizuar shumë nga dëmtimet.
Kemi pak lojtarë, edhe Vucaj vinte pas një dëmtimi thjesht ka vrapuar… Janë shumë lojtarë të dëmtuar të cilët janë me peshë për skuadrën. Jam i kënaqur dhe u kam thënë çunave që s’ka diferenca sepse është fusha që tregon, ata e kanë treguar.
Në të gjitha takimet ne kemi qenë dominant, pavarësisht cilësisë që kemi patur përpara. E dimë ne si do të shkojmë në Laç, të rraspakitur. Në 2 javë kemi luajtur 5 takime, nuk jemi në Premier League. Edhe kjo finale do të donte pushim. Laçi i favorizuar nga fusha dhe pushimi. Flas si trajner dhe ish-futbollist. Po dominonim ndeshjen sot, duke parë që kemi moshë më të madhe prisja të ishim më të lodhur. Ju thashë në dhoma të zhveshjes goditini sepse do të dorëzohen”, u shpreh Memushi.