Gazeta prestigjioze e Zvicrës: Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë

Futboll

Gazeta prestigjioze e Zvicrës: Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:35
Granit Xhaka

Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë, ky është titulli i gazetës më të madhe zvicerane “Blick” e cila shkruan për sukseset e yllin te futbolli zviceran, kapitenit Granit Xhaka.

Ky është rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vetëm Rodri (Manchester City) bën më mirë se Granit Xhaka në të gjithë botën. Observatori i Futbollit CIES zbuloi mëngjesin e kësaj të mërkurë rezultatet e një përllogaritjeje të kryer për lojtarët që kanë ndikimin më të madh këtë sezon.

“Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet në gjashtë fusha të lojës, minutat e luajtura në kampionat, si dhe rezultatet,” shpjegon institucioni i vendosur në Neuchâtel.

Ndër këto gjashtë fusha janë mbrojtja në tokë, shpërndarja, goditjet, asistimi, përfundimi dhe loja në ajër.

Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë. Megjithatë, ai mbetet shumë larg fituesit të madh të kësaj përllogaritjeje, pikërisht spanjollit Rodri. Mesfushori i Manchester Cityt ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh.

Në kampionatin zviceran, lojtari më me ndikim është Renato Steffen (Lugano, 59.3 pikë). Ai është përpara një kuarteti servetianësh, të përbërë nga Kutesa, Tsunemoto, Cognat dhe Stevanoviq.

Në Challenge League, nëntë nga dhjetë pozitat e para janë të zëna nga lojtarët e FC Sion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat