Arbër Hoxha ka startuar nga minuta e parë për Dinamon e Zagrebit dhe Veldin Hoxha e Lindon Selahi po ashtu titullarë u paraqitën për Rijekën.
Finalja e parë e Kupës së Kroacisë mes Dinamos dhe Rijekës nuk solli gola (0:0) në stadiumin në Maksimir.
Gjithçka është e hapur në takimin e kthimit në stadiumin e Rijekës dhe aty do të dihet se cila e ekip do të ngrejë lart trofeun.
Arijan Ademi u aktivizua nga minuta e 63-të për Dinamon dhe Arbër Hoxha është zëvendësuar në minutën e 63-të.