Pak më shumë se dy javë dhe Anglia mund të marrë një vendim historik në botën e futbollit. Më 6 qershor, klubet e Premier Ligës do të mblidhen për të votuar nëse do të ruajnë VAR-in apo do ta heqin atë për sezonin e ardhshëm.
“BBC” bëri njoftimin dhe më pas renditi arsyet që mund ta çojnë ligën më të mirë angleze drejt një hapi të vërtetë prapa nga pikëpamja e përdorimit të teknologjisë.
Drejtues i kryqëzatës “anti-VAR” është Uolverhempton i cili ka paraqitur një ankesë në Ligë për të sjellë një votim për këtë çështje. Klubi pranon se teknologjia u prezantua “me mirëbesim”, por ka çuar në “pasoja të shumta negative të paqëllimshme që po dëmtojnë marrëdhëniet midis tifozëve dhe futbollit”.
Përgjigja e Premier Ligës
Nga ana tjetër, Premier Liga ka bërë të ditur se “njeh shqetësimet” në lidhje me VAR-in, por në të njëjtën kohë se “mbështet plotësisht” teknologjinë dhe vazhdon të punojë me gjyqtarët për të bërë përmirësime dhe reduktimin e gabimeve.