Konfirmohet mungesa e madhe për Italinë

Futboll

Konfirmohet mungesa e madhe për Italinë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:02
Italia

Euro 2024 do të fillojë në më pak se një muaj, më 14 qershor në Gjermani.

E Kombëtarja e Italisë e ka marrë një lajm të keq para këtij kampionati.

]Futbollisti Nicolo Zaniolo do ta humbasë Euro 2024 për shkak të një frakture të vogël në këmbë që e pësoi dje.

Futbollisti i Galatasarayt që është në huazim nga Aston Villa do të jetë jashtë këtij turneu dhe do të jetë një mungesë e madh për “Azzuri”.

Italianët do të kërkojnë ta ruajnë titullin që e fituan në Evropianin e kaluar, duke e mposhtur Anglinë në finale pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat