Juventusi fiton Kupën e Italisë, Gjimshiti pa fat me Atalantën

Futboll

Juventusi fiton Kupën e Italisë, Gjimshiti pa fat me Atalantën

Nga: K.G. Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:00
Pamje nga finalja

Juventuesi është fitues i Kupës së Italisë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Atalantën. 

Finalja është në stadiumin “Olimpico” të Romës, në një atmosferë drithëruese.

Një finale e luftuar deri në frymën e fundit, ku Juve qëlloi një herë tërthorëse dhe Atalanta shtyllën.

Një fitore me shumë mund e Juves me golin që e realizoi përmes Vllahoviqit në minutën e 4-të.

Berat Gjimshiti ka treguar angazhim të madh por të pafat që të fitojnë trofeun.

Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 78-të.

Në fund të takimit, trajneri i Juves, Allegri është ndëshkuar me karton të kuq.

Juventusi ka fituar për herë të 15-të Kupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat