Juventuesi është fitues i Kupës së Italisë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Atalantën.
Finalja është në stadiumin “Olimpico” të Romës, në një atmosferë drithëruese.
Një finale e luftuar deri në frymën e fundit, ku Juve qëlloi një herë tërthorëse dhe Atalanta shtyllën.
Një fitore me shumë mund e Juves me golin që e realizoi përmes Vllahoviqit në minutën e 4-të.
Berat Gjimshiti ka treguar angazhim të madh por të pafat që të fitojnë trofeun.
Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 78-të.
Në fund të takimit, trajneri i Juves, Allegri është ndëshkuar me karton të kuq.
Juventusi ka fituar për herë të 15-të Kupën.