Zurich ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Servettes, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit zviceran.
Futbollisti shqiptar, Bledian Krasniqi është protagonist i fitores, duke shënuar në minutën e 70-të.
Për Zurich realizuan Marchesano (54’) e Krasniqi (70’) dhe për udhëtuesit Douline (13’).
Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi luajtën standardë për Zurich-un. Lindrit Kamberi futet në minutën e 78-të për Zurich.
Servette është në vend të tretë me 61 pikë e Zurich në të pestin me 54 sosh.