PSG mposht Nicen

Futboll

PSG mposht Nicen

Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:22
PSG

Nice bie në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke humbur matematikisht çdo mundësi për të marrë pjesë e Champions League, në ndeshjen e prapambetur nag java e 32-të e Ligue 1.

Takimi u zhbllokua në minutën e 18’ me Barcola që u dha avantazhin miqve.

Teksa vetëm katër minuta më pas rrugën drejt rrjetës e gjeti Zague, i cili dyfishoi avantazhin e skuadrës së Luis Enrique.

Vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 31’ Cho shënoi për Nice, duke rihapur sfidën.

Në pjesën e dytë kjo ndeshje nuk solli më gola, por vetëm një karton të kuq, me Bard që la ekipin e Farioli-t me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me ëndrrën Champions që shuhet për Nice, pasi një javë para mbylljes së sezonit renditet në vend të pestë me 54 pikë, katër më pak se Brest që merr në këtë mbrëmje një “dhuratë” nga PSG-ja, ndërkohë kampionët e Ligue 1 shkojnë në kuotën e 73 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat