Trajneri i RB Leipzig, Marco Rose hedh poshtë zërat se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Milan-it.
Në prononcimin e bërë për mediet pas ndeshjes së Bundesliga-s ndaj Werder Bremen u pyet pikërisht për këtë çështje, ndërsa u shpreh që nuk do të kalojë te Milan, por do të qëndrojë në krye të skuadrës së tij.
“Po e nis nga fakti se vitin e ardhshëm do të jem trajner i Leipzig-ut.
Fjalët për Milan-in janë thashetheme dhe ne nuk komentojmë thashetheme”-deklaroi Rose.